Armë, fishekë dhe eksplozivë/ Sekuestrohen sërish arsenale armësh në veri të Kosovës, në kërkim dy serbët

arme fisheke dhe eksplozive sekuestrohen serish arsenale armesh ne veri te kosoves ne kerkim dy serbet
arme fisheke dhe eksplozive sekuestrohen serish arsenale armesh ne veri te kosoves ne kerkim dy serbet

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka konfiskuar sasi armësh gjatë një operacioni në veri të vendit.

Sipas policisë janë kontrolluar dy lokacione që ndërlidhen me dy persona për të cilët tha se janë “ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës”.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një lokacion në veri të Mitrovicës, në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” dhe ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq.

Ndërkaq lokacioni tjetër, sipas policisë, është në rrugën “Qeta e Minatorëve” në veri të Mitrovicës dhe ka të bëj me personin në kërkim, Zharko Cvetkoviq.

Aktivitetet operative, tha policia, janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe qytetarët.

“Kemi marr informacione për këto lokacione dhe këto armë”, tha në një konferencë për media të premten, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili gjithashtu bëri të ditur se nuk ka të arrestuar.

Policia njoftoi se gjatë operacionit konfiskoi, ndër të tjera, 30 copë mjete të dyshuara si eksploziv, armë të gjata, fishekë, pistoletë, kuti me lëndë të dyshimtë, jelekë të brendshëm antiplumb dhe uniformë.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e konsideron Serbinë si përgjegjëse për organizim dhe kryerje të sulmit, por Beogradi mohon gjithçka.

Pak kohë pas sulmit, përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai e kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit.

Prej sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë prezantuar disa herë armatim të konfiskuar në pjesën veriore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →