Barcelona e mbylli sezonin 2024-25 në mënyrë brilante. Katalanasit fituan La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës dhe ishin tri minuta larg arritjes në finalen e Ligës së Kampioneve.
Sezoni i parë i Hansi Flik në krye të Barçës ishte një sukses, kështu që drejtori sportiv i klubit, Deko, duhet të bëjë disa ndryshime këtë verë. Disa ndryshime që do të ndihmojnë në ndërtimin e një skuadre të shkëlqyer që mund të garojë përsëri në La Liga për ta fituar atë, një skuadër me të gjitha pozicionet e dyfishuara me lojtarë të besueshëm për t’u përballur me më shumë se gjashtëdhjetë ndeshjet që skuadra mund të luajë, një skuadër me 22 titullarë.
Përforcimi i parë i verës ka mbërritur në portë. Barça i pagoi Espanjolit për klauzolën e Joan Garsias shumën prej 26.34 milionë eurosh dhe lojtari nga Saljent nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare. Ai duhet të jetë portieri i parë i zgjedhur nga Flik, me Sheznin që do të jetë zëvendësi i tij dhe shpreson ta rinovojë për një vit. Pyetja është se çfarë do të ndodhë me kapitenin Ter Shtegen. Klubi dëshiron që kapiteni të largohet, por ai dëshiron ta përfundojë kontratën e tij dhe të luftojë për një vend titullari. Pavarësisht nëse qëndron apo jo, portieri është i mbrojtur mirë.
MBROJTËSIT E KRAHUT Kunde dhe Balde duhet të jenë dy mbrojtësit titullarë, me të rinjtë Hektor Fort dhe Gerard Martín të gatshëm t’i zëvenësojnë kur të kenë pak nevojë për pushim. Barça kishte menduar të nënshkruante një mbrojtës të djathtë, por Fort dëshiron të qëndrojë, dhe performanca e mirë e Erik Garsias në atë pozicion në pjesën e fundit të sezonit e la transferimin pezull. Në të majtë, Gerard Martín pritet të jetë një transferim, duke pritur të riun Jofre Torrents.
QENDËRMBROJTËSIT Në këtë pozicion ka mbingarkesë. Kubarsi dhe Injigo Martínez, pas performancave të tyre mjaft të mira në sezonin e kaluar, duhet të mbeten dyshja titullare e qendërmbrojtësve që nga fillimi. Flik është shumë i kënaqur edhe me Erik Garsian, i cili duhet të rinovojë kontratën e tij, ndërsa Deko beson se njëri nga qendërmbrojtësit e mbetur duhet të largohet. Lëvizja është që Kristensen të largohet, pasi trajneri dëshiron një mbrojtës tjetër si Arauho. Danezi dëshiron ta përfundojë kontratën e tij, por vera është e gjatë.
QENDRAT E MESFUSHËS Në formacionin e tij 4-2-3-1, Flik luan me dy mesfushorë përpara mbrojtjes. Frenki de Jong, i cili gjithashtu duhet të rinovojë kontratën e tij dhe Pedri pritet të jenë titullarë, por konkurrenca, gjithmonë e nevojshme që skuadra të arrijë rezultate, do të jetë e vështirë në këtë pozicion. Kasadó pati një gjysmë të parë më shumë se të mirë të sezonit duke luajtur përkrah lojtarit nga Ishujt Kanarie (Pedri); Gavi, pasi ka harruar dëmtimin e tij të rëndë në gju, do të dëshirojë më shumë rol dhe Mark Bernal tashmë po punon drejt një rikthimi pasi kaloi pothuajse të gjithë sezonin i lënduar, por duke demonstruar cilësinë e tij në ndeshjet e para të ligës.
MESFUSHORËT SULMUES Një tjetër pozicion me disa lojtarë që konkurrojnë për një vend. Dani Olmo është titullar, por ai është i vetëdijshëm se dëmtimet duhen lënë mënjanë për të siguruar më shumë vazhdimësi. Fermín ka provuar sa herë që ka luajtur se mund të jetë i domosdoshëm. Gavi gjithashtu mund të luajë në këtë pozicion, dhe Rafinja, me ardhjen e mundshme të Niko Uilliams, mund të luajë më në qendër.
SULMUESIT E KRAHUT Me mbërritjen e mundshme të Niko Uilliams, Barça do të ketë dy nga anësorët më të mirë në botë në skuadër. Të dy duhet të jenë titullarë, me Rafinjën si zëvendësues, i cili mund të luajë në të dy krahët.
MAJA E SULMIT Paraqitja e Levandovskit në sezonin që lamë pas, ka qenë spektakolare. Polaku do të jetë titullar, por atij mund t’i jepet më shumë pushim dhe gradualisht të humbasë disi rëndësinë në atë që do të jetë sezoni i tij i fundit me Barçën. Ferran Torres zëvendësoi mrekullisht polakun kur ishte e nevojshme, dhe me ardhjen e Nikos, lojtarë si Olmo dhe Rafinja mund të veprojnë si qendërsulmues të rremë.LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
The post Ardhja e mundshme e Niko Uilliams, Barcelona për sezonin e ri të fut frikën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.