“Aq shumë i ka tmerruar lidershipi i PS sa…”- Deputeti socialist përplaset në studio me demokratin! Baçi: Në 2025-ën s’do të keni shans të merrni fitoren në tavolinë

aq shume i ka tmerruar lidershipi i ps sa deputeti socialist perplaset ne studio me demokratin baci ne 2025 en sdo te keni shans te merrni fitoren ne tavoline





































Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është përplasur në studion e News24 me ligjvënësin demokrat, Luan Baçi, teksa diskutonin për protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e së hënës (7 Tetor).

luan baci qefalia

Qefalia u shpreh se tubimi i opozitës nuk mund të quhet mosbindje civlive, duke shtuar s’ishte protestë e qytetarëve pasi u udhëhoq nga PD.

Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje teknike, u shpreh se “aq shumë i ka tmerruar lidershipi i PS, këto sa kanë frikë të ballafaqohen në zgjedhje”.

Ndërsa Luan Baçi iu drejtua duke thënë që “në 2025-ën s’do të keni shans të merrni fitoren në tavolinë”.

Qefalia: “Po ta konsiderosh protestën e mbrëmshme mosbindje civile më duket nosens, nuk ka asnjë lloj logjike.

Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që fillon dhe mbaron me orar. Nuk e morën në dorë qytetarët, por drejtuesit e PD-së.

Nuk ishte protestë e qytetarëve. Prezenca nuk ishte ajo që i duhet prej 3 vitesh PD për t’u organizuar.

Nuk kemi bërë protesta të tilla që të shkojmë tek subjekti politik. Pse duhet të shkonte tek PS, për të treguar se në këtë mënyrë shkojë tek partia e vet.

Nuk pashë shumë deputetë të PD të jenë në krye të protestës, por vetëm një grup.

Jeni në të drejtën tuaj të protestojë çdo deputet, nuk mund të vini në pushtet duke djegur e shkatërruar. Dogjët koshat, reklamat, stacionet e autobusëve, nuk do ju ndjekin qytetarët.

Deri në momentin e organizimit të protestës, disa raste kanë dalë edhe përtej kontrollit tonë.

Problemi nuk merr përgjigjën e duhur kur përfundon protesta.

Qytetarët kërkojnë të tjera gjëra për t’ju votuar. Kërkesat për qeveri teknike, mund të jenë të drejta sipas mendimit tuaj.

Opozita është në të drejtën e saj të mos e pranojë qeverinë.

Baçi: Pas 2013 nuk janë bërë asnjë palë zgjedhje të lira e të ndershme. Boll është boll, mjaft është mjaft. 2025 nuk do të ketë shans këtyre tu përsëritet dhe të marrin në tavolinë fitoren. Filloi mbrëmë dhe nuk do të ndalojë, kërkojmë zgjidhje të lira e të ndershme….

Beleri fitoi edhe duke qenë në burg, i inskenuan atë marifet për ta futur brenda në burg.

Qefalia: Aq shumë i ka tmerruar lidershipi i PS, këto sa kanë frikë të ballafaqohen me zgjedhjet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →