Apolonia mund të humbasë kapitenin, asnjë sinjal qëndrimi për portierin Harizaj

apolonia mund te humbase kapitenin asnje sinjal qendrimi per portierin harizaj































Apolonia ka plane serioze për sezonin e ri, por kjo varet edhe nga ruajtja e grupit. Qëndrimi i kapitenit 25-vjeçar, Romeo Harizaj, prej dy vitesh pjesë e fierakëve, nuk është më i sigurt. Mes futbollistëve që u përfundojnë kontratat me Apoloninë në fund të muajit, është edhe portieri kapiten.

Romeo-Harizaj-portieri-i-Apolonisë

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar në lidhje me të. Kohët e fundit ai ka ngjallur edhe interesin e disa klubeve të Superiores. Mbyllja e kampionatit solli jo pak zhgënjim në radhët e fierakëve, pasi skuadra u eliminua me penallti kundër Flamurtarit në finalen e “play off”-it. Me sa duket, gjuha e përbashkët mes dy palëve, që do të thotë kontrata e re është thuajse mision i pamundur për t’u realizuar. Në fakt deri tani, nuk ka pasur negociata për rinovim nga drejtuesit fierakë me asnjë nga lojtarët që u përfundon kontrata.

Me sa duket, drejtuesit po u lënë hapësirë ose po u japin kohë të mjaftueshme ekipeve të tjera, qofshin ato edhe në Superiore për të bërë hapa më shumë drejt lojtarëve fierakë. Ndonëse është portier, Romeo Harizaj ka shënuar 2 gola këtë sezon, një kundër Flamurtarit në kampionat dhe një kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë. Ai ka luajtur 31 nga 35 ndeshjet e kampionatit, ku numëron 2799 minuta aktivizimi dhe padyshim është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Apolonisë. Nëse statistikat e nxirrnin Apoloninë si një nga ekipet që kishte pësuar më pak gola në këtë sezon, meritë të veçantë ka portieri Romeo Harizaj.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →