Lulzim Basha thotë se pavarësisht se Apeli i hoqi logon dhe vulën e PD, beteja do të vazhdojë. Në një prononcim para nisjes së takimi me strukturat, Basha u shpreh se beteja nuk bëhet për logo apo për karrige, por për idealet e demokratëve.
Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa i pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.
Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.
Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….
Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?
Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co