Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e SPAK, shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun demokrat! Akuzohej për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera

apeli i gjkko se rrezon ankimimin e spak shpall te pafajshem ish kryebashkiakun demokrat akuzohej per shperdorim detyre dhe shkelje te barazise ne tendera





































Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e SPAK dhe ka lënë në fuqi vendimin për shpalljen të pafajshëm të ish-kryebashkiakun demokrat të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Eduart Kapri1

Prokuroria e Posaçme kishte apeluar vendimin e GJKKO-së ku ish-kreu i Bashkisë Pogradec dhe 5 zyrtarë të tjerë u shpallën të pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tyre.

Por Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

SPAK kishte mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e PD-së në Pogradec dhe 5 ish-zyrtarë të kësaj bashkie dhe kishte ngritur ndaj tyre disa akuza.

Kapri dhe 5 ish-zyrtarët e tjerë u hetuan në lidhje me akuzat për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”. Ndërsa, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Përveç Kaprit, në GJKKO ishin dërguar edhe dosjet për Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), më datë 19.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 4/60 akti, datë 09.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 44, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.Ç. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit N.T. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit G.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.
7. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit në themel, në bazë të neneve 393 të Kodit të Procedurës Penale, i ngarkohen palëve sikurse i kanë kryer.
8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →