Një zonjë nga Mamurrasi i është drejtuar redaksisë së Balkanweb për të identifikuar këtë zotëri, i cili ndodhet në një ndërtesë të dëmtuar nga tërmeti në Mamurras.
Zonja thotë se personi në fjalë është shprehur se është me origjinë nga Mati, por nuk ka më shumë informacion, pasi ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka vështirësi në të folur.
Gazetari Enver Doçi raporton se zonja dhe një mikeshë e saj e kanë ushqyer si dhe kanë njoftuar organet shtetërore, por deri tani nuk është bërë asgjë, as nga policia e as nga shërbimi social i Kurbinit.
“Është një person nga fshatrat e Burrelit. Nuk e di nëse është i humbur apo i braktisur, por është në një godinë të dëmtuar nga tërmeti dhe qëndron aty pa ushqim, pa asgjë, në gjendje shumë të keqe.
Ju lutem ju mund të bëni diçka, pasi ai është në gjendje shumë të rëndë. Kemi njoftuar dhe policinë. Erdhën dy policë dhe ikën. Nuk bënë asgjë. Ju lutem ndihmojeni këtë të moshuar. Mbase do dalë dikush ta njohë. Ai po rënkon. Ka tre a katër ditë që është në këtë gjendje. Nuk lëviz as këmbë e as duar. Sapo erdha nga aty. E rregulluam, e vendosëm me një shoqen time në një dyshek që ka aty dhe e mbulova me dy batanije. Thotë e quajnë Murat” – shkruan qytetarja.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co