“Antikorrupsioni”/ Pse krerët e drejtësisë po refuzojnë Komisionin “Xhafaj”

antikorrupsioni pse kreret e drejtesise po refuzojne komisionin





































VALENTINA MADANI/ Katër institucione të drejtësisë refuzuan të marrin pjesë në komisionin “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”.

-640-0-1715939557xspak-909

Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas Gjykata e Larta, ILD dhe SPAK-u. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe sipas SPAK, nuk është konsideruar e nevojshme pjesëmarrja me ekspertë në këtë komision. SPAK ka vlerësuar se tashmë ‘institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse’. Ky detyrim ligjor -shprehet SPAK- është realizuar përmes publikimit të raporteve vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLPsë dhe Kuvendit.

“Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision”,-thuhet ne reagimin e SPAK. Ndërkohë në forumin rajonal të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit ku ishte i pranishëm dhe ambasadori Gonzato dhe kryetarja e Kuvendit Spiropali, Dumani vuri theksin tek pavarësia e institucionit dhe tek forcimi i saj.

Më herët refuzoi pjesëmarrjen në komision edhe Gjykata e Lartë që bëhet institucioni i katërt zyrtar që refuzon të jetë pjesë e komisionit antikorrupsion.

Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të komisionit të posaçëm por se janë gati të japin opinionin. Edhe ILD ka refuzuar pjesëmarrjen duke i kthyer një përgjigje negative Kuvendit. Edhe Gjykata Kushtetuese refuzon ftesën e komisionit “Xhafaj” të antikorrupsionit duke i kthyer përgjigje zyrtare Kuvendit. Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Holta Zaçaj, pas ftesës që komisioni antikorrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i ka bërë për pjesëmarrje. Zaçaj në përgjigjen e saj thekson se “s’mund të marrin pjesë në komisionin “Xhafaj” pasi nuk bëhen pjesë në procese ligjbërjeje”.

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së komisionit antikorrupsion.

“Për shkak të funksionit tonë, nuk mund të marrim pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj, në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën”,-thuhet në përgjigjen e Zaçajt.

Më herët, kryetari Fatmir Xhafaj i kishte dërguar ftesë Gjykatës Kushtetuese që të përfaqësohej në komisionin antikorrupsion. Ngritja e komisionit antikorrupsion u miratua vetëm më votat e deputetëve socialistë në seancën plenare të 30 majit 2024.

Pavarësisht akuzave të opozitës se PS kërkon të kapë drejtësinë, mazhoranca në bllok thotë se puna e këtij komisioni nuk mbivendoset me atë të institucioneve të drejtësisë.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →