Ankohet Ançeloti: Janë shumë ndeshje, duhet format tjetër në Champions

ankohet anceloti jane shume ndeshje duhet format tjeter ne champions
ankohet anceloti jane shume ndeshje duhet format tjeter ne champions

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti është shprehur i kënaqur me suksesin kundër Brestit, por pas ndeshjes ai ka gjetur rastin të kritikojë sërish UEFA-n për çështjen e kalendarit. Sipas tij po luhen shumë ndeshje dhe pa dyshim që po kushtëzon lojtarët dhe trajnerët.



FORMATI I RI I CHAMPIONS – “Di të them se janë shumë ndeshje. Formati mund të jetë i bukur për tifozët, por janë disa ndeshje më shumë për lojtarët. Unë mendoj se ne duhet të reduktojmë kalendarin dhe jo ta ngjeshim atë duke shtuar edhe më shumë ndeshje”.

RIVALI I MUNDSHËM – “Do të jetë Siti apo Sëlltiku kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Për të fituar Champions League duhet të fitosh çdo ndeshje.”

SUKSESI NDAJ BREST – “Luajtëm shumë më kompakt, më efektivë, dolëm mirë nga prapa. Është një moment i mirë për ekipin dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.

RODRIGO – “Ai është një lojtar shumë i mirë, si edhe të tjerët. Ai po shënon shumë gola, ç’ka tregon se po kalon një moment forme shumë pozitive. Ne kemi shumë potencial përpara. Skuadra po luan futboll të mirë”. Rotacionet – “Ne bëjmë ndryshime në ekip, sepse të gjithë kontribuojnë. Mos harroni se dhe kalendari me shumë ndeshje na detyron të bëjmë lëvizje. Duhet të përfitojmë nga skuadra sepse është shumë mirë”.

MODRIÇ – “Në çdo stadium ku shkon njerëzit e duan. Është shenjë respekti për një futbollist që ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →