Sfida e sotme mes Anglisë dhe Zvicrës u vendos vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave pasi 120 minuta lojë nuk prodhuan asgjë më shumë se barazimi në shifrat 1 me 1.
Për të kaluar në gjysmëfinale, Anglia iu fal portierit Jordan Pickford, i cili arriti të ndalë gjuajtjen e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji.
Megjithatë pritja e gardianit të Everton nuk ishte e rastësishme, teksa është zbuluar pas ndeshjes se portieri kishte në shishen e ujit udhëzimet se si duhet të hidhej për secilin nga lojëtarët e helvetikëve.
Kështu Pickford arriti të hidhet në të majtë për të neutralizuar goditjen e Akanjit, ndërsa lojtarët e tjerë anglezë kryen me saktësi detyrën e ekzekutimit të penalltive përballë Sommer.
Po ashtu Pickford gjeti saktë edhe krahun e gjuajtjes së Xherdan Shaqirit, por goditja e këtij të fundit ishte tejet e fortë dhe arriti të përfundojë në fund të rrjetës.
Me pritjen e sotme, ai rezulton se ka pritur 4 nga 14 penalltitë që janë gjuajtur kundër tij që kur debutoi me këtë përfaqësuese. Ky është dyfishi i atyre te pritura nga portierët e tjerë të Anglisë në periudhën 1990-2012, ku ishin pritur 2 nga 26 tentativa.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co