
Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat pas suksesit 2-0 kundër Gironës, që e mban ekipin e tij në të njëjtin ritëm sikurse rivalët, Barcelona dhe Atletiko e Madridit.
Dy gola nga Modriç dhe Viniciuus kanë mjaftuar për tri pikët, ndërsa italiani ka vlerësuar seriozitetin e treguar nga skuadra. “Vinim në këtë ndeshje pasi kishim konsumuar energji përballë një rivali të fortë si Siti. Ishte e rëndësishme të mos humbisnim hapin pas fitoreve të Barcelonës dhe Atletikos. Skuadra është përgjigjur mjaft mirë në fushë, e kemi domionuar takimin dhe e kemi merituar fitoren”, deklaroi fillimisht italiani.
Ançeloti ka folur dhe për kthimin si titullar të David Alabasë. “Padyshim ky është lajmi më i mirë. Ka luajtur shumë komod, duke mos shfaqur asnjë problem”, tha italiani. Trajneri i Realit ka folur edhe për golin e Luka Modriçit. “Nëse i kthehem fjalëve të mia për Modriçin, mendoj se i kam ezauruar të gjitha. Nuk kam gjetur ndonjë fjalë të re për të, si gjithnjë spektakolar”.
PANORAMASPORT.AL