Trajneri Karlo Ançeloti mendjen e ka vetëm tek finalja e Championsit që do të luhet më 1 qershor në “Wembley”. Në një konferencë për shtyp ai u ndal pikërisht tek lojtarët që do të luajnë kundër Dortmundit.
“Kam një javë për të menduar dhe padyshim që ka ende dyshime. Do ta shijojmë këtë moment deri të premten, duke u përgatitur për një finale të re, të fokusuar në arritjen e kufirit tonë dhe përpjekje për të fituar. Më pëlqen ky debat që është krijuar dhe do ta kemi deri të shtunën. Më pëlqen shumë, më pëlqen”, tha trajneri i Real Madridit, duke ndezur debatin se cilët lojtarë do të luajnë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co