Kilian Mbape nuk po arrin të përshtatet me skemën e përdorur nga Karlo Ançeloti. Futbollisti francez është zhvendosur nga pozicioni i tij natyral si sulmes i krahut të majtë, në qendërsulmues. Ançeloti është pyetur në konferencën e sotme për shtyp përse nuk kryen një rrokadë mes Mbapesë dhe Vinicuesit. Përgjigja e tij ka qenë një mesazh i qartë për ish-lojtarin e PSG-së, teksa ka thënë se nuk ka ndër mend që t’i ndërrojë pozicionin futbollistit më të mirë të momentit te Reali i Madridit, Viniciusit.
“Viniciusi mund të luajë si në krahë, ashtu edhe në qendër. Por nuk do t’i ndërroj pozicionin lojtarit që bën diferencën. Mbapeja i ka karakteristikat për të luajtur në qendër. Problemi jonë nuk është në sulm, por është më tepër në mbrojtje”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news