Analiza/ Agresion dhe 4-2-3-1 “kameleon”, Juvja e Motës mund të çudisë

analiza agresion dhe 4 2 3 1 kameleon juvja e motes mund te cudise





































Duhet thënë: Edhe vitin e kaluar Juventusi e filloi kampionatin duke fituar 3-0 (në Udine). Nëse dikush do të donte të thellohej, do të kthehej edhe 12 muaj të tjerë, sepse edhe në atë rast ishte 3-0 në debutim, kundër Sasuolos.

juve1 (1)

Megjithatë, tripleta e arritur të dielën kundër Komos është thellësisht e ndryshme nga dy të fundit nga Alegri dhe nuk është vetëm çështje të jesh pro dikujt apo kundër dikujt tjetër. Të nisemi nga zgjedhjet e Motës. Duhej guxim për të lënë Danilo dhe Duglas Luiz në stol për të zgjedhur Kabal dhe Mbangula, të lindur respektivisht në 2001 dhe 2004, për të luajtur një formacion me një moshë mesatare prej 24 vjeç e 122 ditë. Për të mos dalë nga revolucioni “motian” një rekord për kjo moshë për bardhezinjtë që nga viti 1994- 95. Madje, duke marrë parasysh shtesat nga pankina, mund të themi se asnjë lojtar mbi 27 vjeç nuk ka hyrë në fushë: dhe kjo shkon përtej mënyrës së lojës, është edhe një mënyrë të menduari.

PROVA POZITIVE – Zgjedhje të gjetura, ndër të tjera. Kabal nuk pati shumë punë nga zona e tij, por Mbangula, me gola dhe asistime, shijoi një mbrëmje ëndrrash. Por Tiago Mota ishte gjithashtu i zoti për të mos harruar askënd pas, në fund të ndeshjes lavdëroi Vlahoviçin, i cili ishte vërtet i pafat (dy shtylla), dhe Jildizin, i cili e mbajti numrin 10 sikur të ishte ndonjë fanellë dosido. Duke iu rikthyer më thellë temës taktike, 4-2-3-1 i së dielës kaloi nëpër faza të alternuara, duke u bërë kur ishte e nevojshme një 4-4-2 mjaft elastik, ku krahët ishin më dominues – dhe nuk është rastësi që Mota dëshiron prurje nga merkato si Niko Gonzalez dhe Konseisao.

Edhe qarkullimi qendror i topit ishte i mirë me një Lokateli më të lirë, edhe sepse kishte më shumë zgjedhje në fazën e zotërimit. Juves ndaj Komos nuk i mungonte asgjë, duke përfshirë aftësinë për të analizuar momentet e ndeshjes. Gola me aksion, por edhe me agresion si në rastin e të parit ku bardhezinjtë kapitalizuan gabimin e kundërshtarit. Seria A nisi mirë, por provat e vërteta janë me ekipe të tjera e sidomos në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →