Në ditën e sotme, Empoli ka luajtur kundër Parmës në transfertë. Kjo ndeshje është mbyllur në shifrat 1-1, teksa Ardian Ismajli ka bërë një performancë shumë të mirë. Futbollisti shqiptar është shpallur lojtari i dytë më i mirë i Empolit, teksa Sofascore e ka vlerësuar me notën 7.4. Statistikat flasin qartë për këtë futbollist që dallon mbi gjithë të tjerët në prapavijë.
Duelet në tokë të fituara ishin 6/8, vetëm dy të humbura dhe gjashtë të fituara, një përqindje e lartë e saktësisë. Por jo vetëm kaq, Ismajli ka ngritur edhe nivelin e saktësisë në pasime, 52 pasime të sakta dhe vetëm 2 të gabuara nga 54 pasime të dhëna në total.
Kështu Ismajli është bërë një prej ambasadorëve më të mirë të Shqipërisë në Itali. Ismajli kishte menduar edhe për një maskë të vecantë në ndeshjen e sotme. Në maskën e Ardianit, shfaqej flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës, duke i bërë më tepër krenar shqiptarët me paraqitjen e tij. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news