Në ambasadën e Kosovës, me Ambasador Skënder Durmishin, me diplomatin e qeverisë së Kosovës, Zotim Skënderë Dumishi, dhe të diskutojmë për marrëdhërnjët dypalëshe Shqipërinë – Kosovë, për marrëdërnjët e Kosovës, me Serbinnë, Bashkimin Europian dhe të gjitha çështjet më të nxehta të aktualitetit.
Zoti Dyrmishi faleminderit për pritjen.
Ambasador Skënder Durmishi Skënder Durmishi: Faleminmderit ju për interesimin, mire se erdhët, në ambientët e ambasadës, është kënaqësi bashkëpunimi me ju gjithëmonë.
Rovena Cerka: Le të fillojmë menjëherë me pyetje pak të sikletshme. Kemi vënë re që kohët e fundit ka pasur një ftohtësi mes marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Kosovës. Dy kryeministrat duket se prej shumë vitesh tashmë nuk e kanë ende një marrëdhënie të normalizuar. Shpesh është komentuar nga media, nga diplomatë, nga ekspertë politikës, nga të gjitha fusha. Ju si I shikoni këto marrëdhënie dhe këto zhvillime mes tyre?
Ambasador Skënder Durmishi: Ç’është e vërteta nuk e dëgjoj për here të parë këtë konstatim, por nuk pajtohem. Nuk shoh ftohje, do më pëlqente të themi që duhet të kemi një qasje tjetër, mund të jetë kritikë edhe ajo, pse të mos themi “më shumë, duhet të ketë më shumë”. Kjo do jetë gjithmonë, slogani konstruktiv dhe i saktë. Edhe unë pajtuhëm se mundet më shumë të kemi raporte, duhet më shumë, por nga kjo dinamikë raportesh nuk qëndron konstatimi se ka një ftohje. Përkundrazi, unë jo për faktin që jam përfaqësues i qeverisisë, por për shkak të argumenteve të shumta, unë mendoj se ka një komunikim aktiv, dinamik, ndoshta dikush e thotë edhe me dashamirësi, se janë të ftohura, dikush ka edhe maliciozitet, mund të jetë të motivuara politikisht, për arsye të ndryshme, por unë preferoj që të flasim duke ju përmbajtur koordinatave objektive, statistikave, të dhënave, për çdo gjë nëse e shohim ku kemi qenë para 5 vitësh, para 10 vitësh, para 2 vitësh, sot ka gjëra që nuk i kishim.
Nga ky kënd, unë them se kurrë më të mira nuk kanë qenë raportet, por prapë e ruaj këtë të drejtë se them se asnjëherë nuk do të jenë aq të mira sa kemi dëshirë unë e ti, ose ne shqiptarët, edhe andej edhe këndej të gjithë, bashkëpunimi maksimal, më i miri i mundshëm, pra ftohja nuk qëndron, nuk ka përse të ketë ftohje, ky është ky vlërësimi mi, se ka dinamikë raportesh edhe janë shumë të mira, që nga marrëveshjet ndërqeveritare, ndërshtetërore, që janë baza e një bashkëpunimi, kudo dhe gjithmonë, pra edhe mes nesh, ka diku rreth 200 marrëveshje, memorandume me protokolle, të cilat rregullojnë fushat e bashkunimit në të gjitha aspektet e mundshme, ekonomi, bashkëpunim në kulturë, bashkëpunim policor, bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, në zonat kufitare, në çdo gjë, institucional, vizitat, shkëmbim vizitash, këmbim përvojash, është një dinamikë e jashtë zakonshme.
Pra, kjo është natyrisht, kjo nuk është vetëm qëllimi që të ketë marrëveshje, kjo është mjet, ose një stad kalimtar, po themi, edhe në këtë pikë, sigurisht, nëse injorojnë këtë fakt, të tërë nuk jemi objektiv në vlerësim. Është një bashkëpunim i shkëlqyeshëm, për këtë aneks juridik, korniza ligjore, mbi të cilën vendoset çdo bashkëpunim. Kjo nuk është pak, nëse e neglizhojmë, nëse mohojmë këtë fakt, domethënë, bëjmë konstatim, jo të plotë, (4:18) fillimisht duhet të ketë një kornizë juridike, ligjore, që regullon fushat e bashkë pastaj vihet bashkunimi, dinamika, konkretisht në terren, në atë drejtim, sigurisht që duhet bëjmë më shumë, kemi sfidat, edhe tani dhe në aspektin ekonomik, për shembull nuk i përmenda më herët, në qarkullime ekonomike, nuk ka më pengesë, asnjë problem s’ka, asnjë kufizim s’ka, madje këto ditë të verës, për disa muaj, as nuk regjistrohen veturat që kalojnë nëpër pikën kufitare dhe eksperimentet që bëmë vitin e kaluar dhe doli pa asnjë problem, funksionoi. Pastaj në kuptimin e qarkullimit mallrave nuk ka më pritje nëpër dogana me orë tëra ato maunet e mëdha, derisa bëhëshin zhdoganime, doganime, procedura burokratike e tjera, tani gjitha këto kryhen paraprakisht sidomos nga porti ku kemi edhe zyra tona doganore, Kosova, dhe kryhen shumica formalitetevejuridike, burokratike direkt drejtpërdrejt në destinacion shkojnë ato mallra nuk pritet më në kufi, nuk duhet t’i mohojmë këto fakte.
Dy qeveritë janë marrë vesh për ndërtimin e hekurudhës, që do nisë nga Durrësi dhe do jetë destinacion Prishtina, atje do jetë do jetë edhe porti i thatë. Në një fare mënyre do të kemi pastaj edhe lidhjen me detin dhe kjo nuk është për t’u nënçmuar, do jetë një aset i jashtzakonëshëm, një alternativë e shkelqyer e rrugës aë kombit, tani saksisht është ende periudhë faze fizibilitetit, nuk mund të them saktësisht nga do kalojë, supozohet se do kalojë nga Gjakova, Vau i Dejës, diku lidhët me hekurudhën që është drejt veriut, por janë shumë elemente zonat kufitare, banorë të zonve kufitare në një distancë të caktuar që qakullojnë me lehtësimin më të madh të mundshëm, domethënë nuk i kanë më formalitetet e dikurshme, leje qëndrimet e qytetarëve të Shqipërisë në Kosovë dhe të Kosovës në Shqipëri. Bëhën tani menjëherë shumë formal, shumë lehtë, pa pritje, stërzgjatje, molisje burokratike e tjera, në aspektin universitar do ketë mundësi për regjistrime, nostrifikime, njesimi i diplomave është thjeshtuar maksimalisht. Nuk duhet t’i mohojmë këto, sepse nuk i kemi pasur.
Rovena Cerka: Kur flasim për të gjitha këto marrëveshje në fakt zoti Ambasador, kemi parasysh që flasim për dy shtete të veçuara por për një komb, duket si një prezantim shumë i mirë politik i të gjitha këtyre arritjeve, pajtohem me ju që nuk janë pak, por çdo qytetar shqiptar nga cilado anë e kufirit këto marrëveshje i konsideron të mirëqena, për shkak se bëhet fjalë për një komb, i cili flet të njëjtën gjuhë. Por, një nga problematikat kryesore që ka Kosova tashmë prej vitesh, është mosnjohja e saj nga disa shtete, dhe Shqipëria si një shtet më i madh ndoshta pak më i fuqishëm, a po ndihmon në këtë drejtim?
Ambasadori: Pak a shumë të njëjtën qasje siç thashë edhe më herët, edhe për këtë të them, mund ta them se ne me Shqipërinë kemi shumë marrëveshje më Ministrinë e Jashtme, të bashkëpunimit në politikën e jashme, ku parashikohen përveç lobimeve për njohje, edhe trajta të tjera të bashkëpunimit me përfaqësimin e përbashkët me avancimin e këtij lloj përfaqësimi, jo vetëm fizikisht të jenë stafi diplomatik në të njëjtat ndërtesa, po të ketë edhe një përfasim në emër të njëra tjetrës, që ende s’kemi arritur në këtë faze dhe konventa ndërkombëtare e lejojnë, pra është një synim objektiv që besoj që me komunikimet tona do të gjejmë këtë mundësi, sepse ka shumë shtete që përfaqësojnë njëra tjetrën, për shkak të pa mundësisë. Ne kemi disa kufizime të cilat diplomacia shqiptare sipas marrëveshjeve, ka njëfarë obligimi të kujdeset në ato organizata ku nuk jemi ne të përfaqësuar . Unë takova edhe zonjën Spiropali, edhe njërin premtim edhe kjo e tha sikur pararendësja e saj, që do jemi zëri i Kosovës kudo që ju nuk jeni të përfaqësuar me deputetët tuaj.
Pra ka edhe disa ambasada nëpër botë, disa hemisfera ku jemi më larg, është një mundësi që të bëhët më shumë. Pra besoj që mund të bëhet edhe në këtë fushë ma shumë, por besoj që nuk ka nuk ka ndonjë qëllim apriori ndaj dikujt që të mos bëhën këto. Nuk dyshoj në qellimet e mira asnjëherë, por e kam të drejtën të jemi pak edhe me një ton që të mos jem i kënaqur, që nga vetvetja, edhe duhet të pyesim edhe veten, a po bëjmë sa duhet, pastaj që edhe diplomacia shqiptare të mund t’i kërkohet që të jetë edhe më aktive, sepse jam i sigurt që ka potencial sidomos në politikë të jashtme Shqipëria po kalon për një faze të shkëëlqyeshme të rezultateve të mira, reputacionit, që nuk e ka pasur ma herët.
Rovena Cerka: Gjithashtu kohët e fundit është vendosur në diskutim edhe ngërçi që ka Kosova me autoritetet ndërkombëtare, ju si diplomat me përvojë, si i vlerësoni këto zhvillime dhe këto problematika që janë hasur?
Ambasador Skënder Durmishi: Kosova nuk ka opanencë, nuk ka konflikt me ndërkombëtarët, kjo është një diçka që dihet që nga prioritetet, që nga objektivat tona, që nga orientimet dhe esenca e Kushtetutës së Kosoves. Të gjitha këto, ligji, në të gjitha këtë bashkëpunimin me ndërkombëtarët, prioritet janë të gjitha, është BE, është SHBA, është NATO, pra ne kemi dëshirë të jemi anëtarë nëse ka mundësi dje. Pra këto të tregojnë se ngërçi ose rivaliteti ose konfliktualiteti nuk është pjesë e strategjive tona në asnjë mënyrë. Mund të jetë ndonjëherë moskuptim ose në zbatimin e situatave, në zgjidhjen e situatave, të caktuar një qasje që nuk është 100% ndoshta në përputhje me opinionet dhe qasje të palës tjetër, por kurrsesi kjo nuk mund të quhet një pozicion konfliktualiteti me Kosovën, por përkundrazi, ka qenë dhe mbetet në synim objektiv dëshirë e përjetshme e Kosovës që nga dita parë si shtete, po edhe më herët, kjo është një nga qëllimet, nuk ka asnnjë dilemë për këtë.
Rovena Cerka: Cilat janë sfidat që po përballet Kosova në raport me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe si po i adreson qeveria e Kosovës?
Ambasador Skënder Durmishi: Sfidat janë të dukshme si që shihen edhe vetë, për fat të keq një pjesë e madhe e energjisë të qeverisë së Kosovës, po shpenzohet në këtë çështje. Nuk do duhej të ndoshte. Nuk duhet të ishte, sepse nuk ka asnjë arsye të jetë. Veriu është pjesë e Kosovës, popullata që jeton në atë zonë që është shumicë sërbe, janë qytetarë të Kosovës, nuk ka asnjë pengesë, asnjë problem ndaj tyre. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e Kosovës mundësojnë marzhin e jashtëzakonshëm të oportunitetëve të tyre për inkorporim dhe inkuadrim në shoqërinë e Kosovës, në institucione.
Pra, qasja, strategjia, bazohet në dokumentat egzistuese, në kushtetutën e Kosovës, në ligjet e Kosovës, në synimet që të jemi partner aktiv dhe anëtar i çdo partneriteti që kërkon stabilitet paqe, fqinjësi të mirë në rajon. Për fat të keq, ndonjëherë, nuk kemi gjetur mirëkuptim, sidomos për shkak të një disponimi në momente të caktura që të dëgjohën instruksionet destruktive nga jashtë në vend që të përqëndrohen të gjithë ligjet e Kosovës t’i kontribuonin këtij realiteti dhe të përfitojnë nga ky realitet. Pra, t’i kontribuojnë buxhetit të Kosovës dhe të përfitojmë avantazhet e atij buxheti. Qasja është kjo, nuk ka tjetër bashkëpunim me ndërkombëtarët, për çdo situatë dhe të bazohen në dokumentat ekzistuese që i ka Kosova jashtëzakonisht të avancuar dhe me standardet besoj më demokratike sidomos në rajon.
Rovena Cerka: Cilat janë arritjet kyesore në marrëveshjet që po zënë zbatim me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve?
Ambasador Skënder Durmishi: Arritjet nuk mund të mohohen, sepse shumë fusha që jenë adresuar me këto marrëveshje, sigurisht kanë arritur t’i zbusin disa pengesa që më herët kanë ekzistuar, por, ndoshta problem është se nuk kemi vërejtur një disponim gatishmërie nga pala tjetër që edhe ajo t’i zbatojë marrëveshjet. Ju e dini, madje, në kohën e fundit është më e freskët, vetë kriministrja e tyre me dokumentë të shkruar, doli dhe kundërshtoi obligimet, detyrimet e shtetit të saj për të zbatuar një marveshje që sapo ishte firmosur. Domethënë, kjo është, duhet një përkushtim i sinqertë për zbatimin e asaj marrëveshjeje dhe unë besoj që kjo do jetë pastaj në interesin e të gjithëve.
Rovena Cerka: A ka një plan qeveria e Kosovës për të trajtuar çështjet më kritike në veriun e Kosovës për të normalizuar të gjithë situatën dhe për të vendosur paqe dhe stabilitet?
Ambasador Skënder Durmishi: Planet janë aty nuk ka asgjë sekrete, janë që të respektohen parimet e përfaqësimit lokal. Për fat të keq pengesa u krijuan pas largimit të punonjësve të shërbimit policor të Kosovës, nga komuniteti serb i Kosovës, që edhe ata e kanë kuptuar që ishin gabim. Janë të bazuar në objektivat kryesore të Kosovës dhe respektimin e marrëveshjeve të ndasive kombëtare.
Rovena Cerka: Vatër tensioni mbetet megjithatë i gjithë veriu i Kosovës. Sipas jush, cila është mënyra më e duhur për ta zgjidhur gjithë këtë situatë që mbizotëron prej kaq shumë vitesh?
Ambasador Skënder Durmishi: Popullata serbe e Kosovës të jenë lojal pa asnjë dilemë pa orientim diku tjetër. Të përqëndrohen në të ardhemn e tyre që do e bëjnë në Kosovë krah për krah me të gjithë të tjerët. Mbi këtë e bazoj suksesin e çdo projekti që do të ketë në vijim. Do ketë edhe projekte ekonomike që e ndihmojnë këtë lloj përmirësimi të raporteve, por duhet edhe gatishmëria e palës tjetër, që jo gjithmonë e kemi pasur deri tani.
Rovena Cerka: Mendoni se mund të krijohet një dialog me Serbinë për të arritur në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, normalizimin e situates, jo vetëm politike, por edhe të jetës së qytetarëve të thjeshtë, të cilët ndikohen?
Ambasador Skënder Durmishi: Përgjigja është në pyetjen tuaj. Mundet, duhet, rruga është kjo. Ne nuk kemi përdorur slogane kërcënuese siç mund ti dëgjojnë kohë pas kohe. Dialogu është interes i të gjithëve dhe me rëndësi është që t’i përmbahemi atyre parimeve, për të cilat meremi vesh.
Rovena Cerka: Të gjitha këto duhet dhe duam që të na çojnë në një marrëveshje bashkëpunim dhe integrim me BE. Cilat janë reformat më të ngutshme që duhet të marrë qeveria e Kosovës?
Ambasador Skënder Durmishi: Reformat jenë gjitha ato që janë edhe në dokumentet bazike të përafrimit për Bashkimin e Europian, që nga Aki Komunitar, që është një projekt shumë i njohur edhe ka vetë filozofinë e integrimit, përvoja që ka Kosova në këtë fushë është vërtetë e avancur. Që nga paslufta në Kosovë patëm një ndihmesë të shkëlqyeshme nga shtylla e katërt që përbëhej vetëm nga BE dhe para së gjithash ishte e përqendruar në rindërtim, investime për të tejkaluar situatën e pasluftës, por kishte edhe një varg objektivash e projektesh të tjera, pra që atëherë e deri sot asnjë ligj që kalon në Kuvendin e Kosovës nuk është në kundërshtim me frymen e ligjeve të Bashkimit Europian. Kjo është një përparësi, jemi të sigurt që nesër kur të afrohemi edhe më shumë në fazën e hapjes e kapitujve, ne do të kemi disa avantazhe që disa vende të tjera të rajonit nuk i kanë, pra nuk do të ketë nevojë që të marrim kapituj ose paragrafe ose dispozitat e ligjeve të heqim, sepse janë kundërshtim e si rregullatorë në Bashkimin Europian, tashma janë bërë disa veprimet që me kohë. Pra këto janë hapat të ligjshme, natyrisht janë edhe reformat e tjera për cilat jemi shumë aktiv dhe jemi shumë krenar që me demokratizimin e Kosovës, kemi marrë dhe komplimente edhe vlerësime në sundimin e ligjit që ka progres të vazhdueshëm.
Rovena Cerka: Si planifikon qeveria e Kosovës të adresojë dhe të menaxhojë sfidat që mund të çojnë në vonimin e anëtarësimit e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian?
Ambasador Skënder Durmishi: Ndoshta çasti i parë është të mos bëhen vonesat. Ju siç e dini, dhjetorin e vitit të kaluar ne kemi aplikuar, kryeministri ka dorëzuar aplikimin dhe jemi në proces. Do të duhet që sa ma shpejt të shkojnë këto procese, pra dhe ne duhet që të mos ndodhin ato vonesa, ose nëse ndodhin ju garantoj se nuk do të dodhin për fajin e institucioneve të Kosovës.
Rovena Cerka: Kur flasim për politikë, flasim drejtpërdrejt për jetët e qytetarëve të thjeshtë. Dhe nuk mund të mohojmë se pjesë e komunitetit dhe e jetës së përditshme në Kosovë është edhe pakica serbe. Si po planifikon qeveria e Kosovës që të përmirësojë jetesën e tyre duke zgjidhur konfliktet që ekzistojnë?
Ambasador Skënder Durmishi: Nuk e shoh si urgjencë që të bëhet diçka e ndarë. Serb ka edhe në pjesën tjetër të Kosovës jo vetëm në veri. Ata trajtohen njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës. Nuk ka nevojë të ketë programe të veçanta. Ka nevojë qasje pak më dinamike për shkak të disa pengesave që janë krijuar, për shkak të disa pengesave. Pati një kërcënim një agression ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës në rastin Banjska. Këto situata kërkojnë më shumë vëmendje. Kosova nuk bën dallime sepse dallimet e mëdha janë bërë në Kushtetutë. Diskriminimi pozitiv parashikohet në Kosovë. Avantazhet që janë dhënë për komunitetin serb janë të jashtëzakonshme. Kanë popullatë 4% dhe kanë 10 vende në parlament. 4%, por gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë. Ka përfaqësimin në dikasteret qeveritare. Pjesa tjetër e komuniteteve i kanë 10 vende të tjera në parlament. 120 deputetë, 20 vende për minoritetet. Përbën maksimumin e zgjidhjeve që të çojnë drejt prosperitetit e stabilitetit. Sipas situatave të caktuara, qeveria ka fonde e ka programe. Diku intervenohet me paketë të karakterit social, infrastrukturë.
Rovena Cerka: Nuk mund t’ju kundërshtoj aspak për ato që ju thatë për vendet në parlament, por nuk duhet të harrojmë se çfarë ndodhi me zgjedhjet e komunave, ku pakica serbe mbeti pa përfaqësues. Sigurisht për shkak të zgjedhjes së listave të tyre por cila është mënyra që parashikon qeveria që të krijojë një përfaqësim gjithpërfshirës politik të këtyre pakicave?
Ambasador Skënder Durmishi: Nuk ka mënyrë tjetër përveç të drejtave të tyre që të përfaqësohen në mënyrë të ligjshme. Legjitimiteti, legaliteti, duhet të respektohen për secilin dhe në çdo kohë. Ishte për keqardhje, pse u larguan. Interesi i kujt ishte? Nuk ishte interesi i tyre. Edhe ata vetë e kanë bërë të qartë në shumë mënyra që nuk duhej ta kishin bërë. Kjo është mënyra. Respekt kushtetutës, ligjeve, normave demokratike, standardeve më të avancuara që ka bota demokratike edhe në Kosovë.
Rovena Cerka: Ne diskutuam për disa sfida të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por ajo që dua të kuptoj së fundmi nga ju: A shikoni të ketë ngërçe politike, diplomatike vetëm në aspektin politik apo e shikoni këtë qëndrim edhe tek qytetarët e thjeshtë që janë pjesë përbërëse e shtetit të Kosovës.
Ambasador Skënder Durmishi: Nuk shoh fajësi tek qytetarët, megjithëse njëfarë fajësie është sepse në fund të fundit kemi qeverinë që na meriton. Por pikënisja duhet të jetë nga politika që duhet të ndihmojë bashkëkombasit që janë në këtë anë të kufirit me qasje konstruktive apo me qasje destruktive. Qytetarët e gjejnë vetë gjuhën e komunikimit siç ka ndodhur në të kaluarën. Politika duhet të jetë e kujdesshme të mos bëjë kontaminime negativiste ose plane që nuk janë në interes të askujt. E më së paku edhe të populates serbe në veri të Kosovës.
I nderuar ambasador, ju falenderoj shumë për këtë bashkëbisedim
Faleminderit juve
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co