Në fakt interesant vjen nga kombëtarja angleze, teksa lojtarëve u jepet lëng i kastravecave turshi për të ndihmuar në parandalimin e ngërçeve në Europian.
Mbrojtësi i krahut të “Tre Luanëve”, Kieran Tripier u akuzua për doping nga fansat në mediat sociale, pasi u pa duke konsumuar një ‘ilaç magjik’ sekret gjatë fitores 1-0 ndaj Serbisë.
Lëngu i kastravecave turshi ka qenë një armë sekrete e atletëve prej vitesh, por ekspozimi i fundit në Ligën Premier dhe Australian Open e ka sjellë atë në qendër të vëmendjes.
Ai ka shumë përfitime shëndetësore, sipas uebsajtit “Healthline”. Këto përfshijnë: qetësimin e ngërçeve të muskujve, hidratimin, kontrollin e sheqerit në gjak, parandalimin e problemeve të zorrëve dhe zëvendësimin e elektroliteve të humbura gjatë stërvitjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co