
Vëllai i vogël i iAlexei Navalny, kritikut të Putinit që ndërroi jetë pak ditë më parë në burg, është shtuar në listën e Kremlinit për personat në kërkim.
Oleg Navalny tani shfaqet si “i kërkuar” në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse ndërkohë që nuk bëhen publike akuzat ku bazohet një akt i tillë.
Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq të premten në një burg në Siberi pasi u burgos pas kthimit në Rusi.
Gruaja e Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për mundësinë e tërheqjes së trupit të tij dhe është zotuar të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj të ndjerë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co