
Dobësia e Alessandra Ambrosio në verë shihet nga postimet e saj në Instagram. Supermodelja nuk ndalet së ngarkuari në profilin e saj me 12 milionë ndjekës, foto të saj me rroba banje nga plazhe të ndryshme.
Mbrëmjen e së martës, 13 shkurt, Ambrosio ka postuar foto të reja, këtë herë duke zgjedhur bikini në nuancat rozë dhe vjollcë. Ajo ka pozuar nga një plazh shkëmbor dhe ka treguar edhe njëherë audiencën e saj online.
Pak kohë më parë, Alessandra Ambrosio pozoi për objektivin e Matias Ternes. Ajo është fotografuar me bikini të zeza, e shtrirë në një shezllon, duke lexuar librin e saj. Në një tjetër foto, modelja ka pozuar teksa pinte një gotë verë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co