Alarm kuqezi, Muçi dëmtohet pak javë para ndeshjeve të Kombëtares. Solskjaer shpjegon situatën e sulmuesit

alarm kuqezi muci demtohet pak jave para ndeshjeve te kombetares solskjaer shpjegon situaten e sulmuesit
alarm kuqezi muci demtohet pak jave para ndeshjeve te kombetares solskjaer shpjegon situaten e sulmuesit

Ernest Muçi nuk ka qenë sot as në pankinë në ndeshjen që skuadra e Beshiktashit ka luajtur kundër  Ejupsor. Por përpara se të mbërrihej në konkluzionet e gabuara nga mediat, para sfidës ka qenë trajneri Ole Gunar Solskjaer ai i cili ka treguar se Muçi dhe Topçu, ishin të dy të dëmtuar.



“Ata janë jashtë skuadrës pasi kanë probleme të vogla dëmtimi muskulor. Ne dëshironim që ata të ishin këtu sot, por janë jashtë për shkak dëmtimesh. Shpresojmë që të jenë gati për javën tjetër”, ishin fjalët e teknikut norvegjez.

Ky dëmtim vjen në një moment të papërshtatshëm për Muçin si për faktin se mund të humbasë vendin në hierarkinë brenda skuadrës së Beshiktash, ashtu edhe për shkak se pak javë ndajnë nga ndeshjet e Kombëtares shqiptare në eliminatoret e Kupës së Botës.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →