Prej kohësh situata humanitare në Gaza është paraqitur alarmante, me jetë njerëzish të cilët humben nga mungesa e ushqimit dhe ujit të pijshëm.
Por duket se kjo është përkeqësuar.
Dëshmitë e fundit që vijnë nga Gaza tregojnë se banorët u janë drejtuar gjetheve të pemëve për të mbajtur frymën gjallë.
“Në veri ka zi buke tani. Më shkroi një mik duke më thënë: ‘Ne po hamë ekstraktin e gjetheve të pemëve vetëm për të na furnizuar me lëndë ushqyese. Gjithçka që kanë banorët në veri është shumë pak miell që po vjen nga ndihma”, tha aktivisti palestinez Mansour Shouman.
Shouman bëri thirrje që vendkalimet tokësore të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur për të lejuar hyrjen e mijëra kamionëve të mbushur me ndihma nga e gjithë bota.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co