Alan Shearer “voton” për pasuesin e Gareth Southgate, ja emri surprizë i tij

alan shearer voton per pasuesin e gareth southgate ja emri surprize i tij
alan shearer voton per pasuesin e gareth southgate ja emri surprize i tij

Legjenda e sulmit të Anglisë, Alan Shearer, është shprehur që drejtimin e kombëtares anglezes ta marrë trajneri aktual i Njukasëll, Edi Haw, ndërsa në listë janë edhe emra të tjerë si, Li Karslei, Graham Poter apo Tomas Tuhel.

Një lëvizje për teknikun e “Qymyrxhinjve” mund t’i kushtojë Anglisë më shumë sesa pazarin si kompensim, pasi ai nënshkroi kontratë të re verën e kaluar. Por Shirer pranon se Haw do të ishte i përshtatshëm në këtë detyrë. Duke folur për “Betfair”, golashënuesi rekord i Njukasëll tha:

“Unë do ta imagjinoja kandidatin Edi Haw. Mendoj se Edi ka një vendim të madh për të marrë, sepse jam i sigurt se Federata Angleze e Futbollit do ta pyesë atë dhe çfarëdo që të ndodhë pas kësaj, ne nuk e dimë. Mjaft i sigurt se një bisedë do të ketë pasur ose do të vazhdojë tani. Nëse Edi do apo jo këtë punë do të jetë çelësi.

Fakti që ne po flasim për Hawn dhe Anglinë përsëri do të thotë se ai ka bërë një punë vërtet shumë të mirë në Njukasëll. Ai ka qenë fantastik dhe do të ishte një goditje e madhe, nëse largohej sepse tifozët e duan atë, ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe e kupton klubin. Çfarëdo që ai të zgjedhë, nëse tundohet nga pozita te Anglia, nuk mendoj se shumë njerëz mund ose do ta pengonin atë, megjithëse ekipi im i zemrës do të humbte një trajner shumë të talentuar”, tha Alan Shearer.

Edhe në rastin se përfaqësuesja e “Tre Luanëve” është e interesuar dhe Haw dëshiron të kalojë te kombëtarja, “Qymurxhinjtë” nuk do ta bëjë të lehtë largimin. Pronarët sauditë të Njukasëll janë gati të mbështesin teknikun aktualë në tregun e transferimeve për t’i ndihmuar ata të kthehen në Ligën e Kampionëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →