Ervin Muça, drejtor i Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, i dyshuar si protagonist kryesor në skandalin e të dhënave të sistemit TIMS, u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë arrest ne shtëpi dhe pezullim nga ushtrimi i funksionit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se ndaj tij rëndojnë dyshimet për akuzën “hyrje të pa autorizuar në rrjetet kompjuterike” .
Sipas prokurorisë, mesnatën e 2 gushtit dhe orët e para të 3 gushtit 2023, me ndihmën e një zyrtari të AKSHTI dhe persona të tjerë të paautorizuar eksportoi të dhënat e TIMS, në një hard disc të jashtëm.
Para hetuesve, vartësit e tij pretendojnë se janë krëcënuar të dorëzonin kodet, në të kundërt ai do t’i dërgonte në prokurori. Ndërsa për hyrje daljet në institucion ai ka përdorur kodin e një punonjëse të tij.
Ervin Muca i ka kundërshtuar akuzat para gjyqtyarit të çështjes, duke theksuar se po i ruante te dhënat nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm kibernetik.
Ndërsa më herët, teksa hynte në gjykatë, i cilësoi akuzat spekulime mediatike.
“Është e gjitha një spekulim mediatik. Unë deklarohem i pafajshëm. Nuk kam kryër asnjë shkelje. Kam zbatuar vetëm detyrën. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj”, tha ai.
Skandali i vjedhjes së të dhënave të TIMS u denoncua përmes një emaili që vartësit e Muçës ua drejtuan zyrtarëve të më lartë të institucioneve të drejtësisë. Kryeministri i doli në mbrojtje Mucës ndërsa i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë gjatë takimit me ministrin e Brendshëm Taulant Balla kërkoi hetimin e skandalit. Ervin Muça u pezullua disa ditë pasi skandali shpërtheu, por u kthye sërish në detyrë. Ai u emërua dhe iu dha grada brenda së njëjtës ditë, në një kohë që në kundërshtim me ligjin punonte edhe si këshilltar i jashtëm në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
[embedded content]
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co