Akuzohet se filmoi infrastrukturën ushtarake, Bjellorusia arreston një agjent të inteligjencës japoneze

akuzohet se filmoi infrastrukturen ushtarake bjellorusia arreston nje agjent te inteligjences japoneze
akuzohet se filmoi infrastrukturen ushtarake bjellorusia arreston nje agjent te inteligjences japoneze

Një agjent i inteligjencës japoneze është arrestuar në Bjellorusi, tha të mërkurën agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar kanalin televiziv shtetëror bjellorus Belarus 1.

Individi dyshohet se ishte i përfshirë në mbledhjen e informacionit mbi kushtet sociale dhe ekonomike në Bjellorusi, zbatimin e nismës së Kinës “Një brez, një rrugë” dhe situatën përgjatë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

Sipas raportimeve ai po filmonte infrastrukturën ushtarake.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Moskës, me presidentin Alexander Lukashenko që e lejoi Rusinë të pushtojë Ukrainën përmes territorit të saj.

Televizioni shtetëror transmetoi imazhe të asaj që tha se ishte rrëfimi i spiunit japonez.

“Veprimet e mia mund të jenë të rrezikshme për Bjellorusinë,” u filmua ai duke thënë në rusisht të thyer.

Në një moment ai përmend një “sulm me raketa në Bjellorusi” ndërsa qëndron i prangosur dhe i rrethuar nga agjentët e sigurisë në një stacion treni.

Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga Minsk për arrestimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →