Akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Turqia i hap rrugë ekstradimit të Dritan Rexhepit drejt Shqipërisë, pritet…

akuzohet per rrembimin dhe vrasjen e jan prenges turqia i hap rruge ekstradimit te dritan rexhepit drejt shqiperise pritet
akuzohet per rrembimin dhe vrasjen e jan prenges turqia i hap rruge ekstradimit te dritan rexhepit drejt shqiperise pritet

Drejtësia turke i ka hapur rrugë ekstradimit të Dritan Rexhepit në drejtim të Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur në seancën gjyqësore ndaj Rexhepit në gjykatën e Posaçme nga avokatja e tij, ku ai po gjykohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Avokatja tha se pritet miratimi nga ministri turk i Drejtësisë për ekstradimin e Rexhepit. Kujtojmë se Dritan Rexhepit, ishte në listën e Interpolit, pasi kërkohet edhe nga Italia që e ka dënuar me 20 vite burg dhe Ekuadori. Ndërkohë, burime të SPAK thanë për BalkanWeb se pavarësisht se avokatja deklaroi një gjë të tillë në seancë, ata zyrtarisht nuk kanë një komunikim zyrtar nga shteti turk për këtë çështje.

Dritan Rexhepi u kap si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →