Akuzat e SPAK/ Malltezi: 500 faqe, kanë edhe 200 dosje që brenda kanë dokumente që…

akuzat e spak malltezi 500 faqe kane edhe 200 dosje qe brenda kane dokumente qe
akuzat e spak malltezi 500 faqe kane edhe 200 dosje qe brenda kane dokumente qe

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në studion e emisionit “Open” në News24 duke folur për dosjen e SPAK tha se “akuza 500 faqe dhe 200 dosjet që thonë se kanë mbledhur kanë brenda dokumente pa vlerë”.

Malltezi tha se SPAK e nisi hetimin për çështjen Partizani, por në fakt i bënë Sali Berishës dhe familjes së tij, një vetting për 34 vjet dhe shumë mirë që ia bënë.

“Këta e bënë dosjen 500 faqe se duan të krijojnë konfuzion. Në dosje thuhet se qenka kryer korrupsion.

Tani Berisha e paska bërë korrupsionin në 2006 dhe paska përfituar në 2017? Korrupsioni kur ka ndodhur duhet të ketë një datë, ku i kanë provat këta që ngrenë akuzat për korrupsion.

Çfarë lidhje ka me këtë dosje aktiviteti im si juriste? Kjo dosje më së shumti është bërë për mediat.

Familja Begeja ka marrë 26400 metra, ndërsa Malltezi është 1/64 pjesë e kësaj sipërfaqeje”, tha Malltezi.

Ajo tha se në çdo shit-blerje që Malltezi ka kryer për blerjen e pronës është bërë me kontrata.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →