Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir, është arrestuar nga policia gjatë natës së djeshme për një akuzë agresioni seksual të ngritur ndaj tij nga dy të reja. Futbollisti është që mbrëmë në komisariatin e qytetit të Valencias dhe pret vendimin e gjykatës për hetimin në gjendje të lirë apo nëse do të qëndrojë pas hekurave deri në procesin gjyqësor.
Sipas burimeve në media, lojtari akuzohet për agresion seksual ndaj dy të rejave, të moshës 25 dhe 21 vjeç, në një festë private të organizuar në shtëpinë e tij. Pjesëmarrës në krimin e supozuar është edhe një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.
Agresioni është denoncuar nga 25-vjeçarja, ndërsa vajza tjetër ishte dëshmitare e ngjarjeve. Burime të mediave spanjolle bëjnë të ditur se të dyja kishin nevojën e ndihmës mjekësore dhe janë dërguar në spital. Fqinjët e banesës së lojtarit kishin informuar policinë se mund të kishte ngjarje dhune në shtëpinë e Rafa Mir, ndërsa më pas kanë qenë forcat e rendit ata që kanë shkuar dhe kanë marrë deklarata nga të gjithë të pranishmit, para se të shoqëronin në komisariat personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Rafa Mir është një emër i njohur në futbollin spanjoll pasi më parë ka luajtur edhe për ekipe si Las Palmas, Sevilja, Ullvërhempton dhe Notingem.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co