
Aktorët e mirënohur të skenës dhe kinemasë, Artan Imami dhe Alfred Trebicka, së bashku me Arben Derhemin dhe Eni Janin, shoqëruan kryebashkiakun Erion Veliaj në inspektimin e punimeve për Teatrin e Ri. Aktorët panë nga afër progresin e bërë dhe vlerësuan punën e kryer deri më tani.
“Ky Teatër është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për ne, por për të gjithë brezat që do të vijnë. E kalojmë atë fazën e turpit që nuk kishim një teatër të denjë në një kryeqytet europian. Është një gëzim i veçantë”, tha Imami.
Aktori Alfred Trebicka shtoi se Teatri i Ri Kombëtar është një ëndërr që po bëhet realitet. “Gojët e liga do flasin, që teatri nuk ka për t’u bërë. Por Teatri po bëhet dhe është fantastik. Zakonisht ëndrrat e bukura duan pak kohë që të bëhen realitet dhe jemi drejt asaj rruge”, tha Trebicka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co