Një automjetin zjarrfikës është aksidentuar pasditen e sotme në fshatin “Vukatanë”, në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Sakaq, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën shoferi i mjetit, me iniciale K. M. dhe një tjetër punonjës i shërbimit zjarrfikës, shtetasi me iniciale R. K.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co