
Katër persona mbeten të plagosur rëndë pas përplasjes së një autoveturë me një kamion në superstradën Lezhë-Laç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së hënës pranë Fushë-Miloti, ndërsa njëri prej të plagosurve mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina.
Për nxjerrjen e tij ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe bashkë me tre persona të tjerë që mbeten të plagosur u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por një prej tyre humbi jetën rrugës.
“Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua për rreth 1 orë dhe superstrada Lezhë-Laç.
Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku brenda një kohë të shpejtë u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co