Aksidenti në Këlcyrë, eksperti i sigurisë rrugore: Shkak për përplasjen, shpejtësia dhe numri i pasagjerëve

aksidenti ne kelcyre eksperti i sigurise rrugore shkak per perplasjen shpejtesia dhe numri i pasagjereve
aksidenti ne kelcyre eksperti i sigurise rrugore shkak per perplasjen shpejtesia dhe numri i pasagjereve

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka analizuar aksidentin tragjik që u mori jetën 7 personave mbrëmjen e kaluar në Këlcyrë.

Hasho u shpreh se shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia e lartë dhe numri i madh i personave që gjendeshin në automjet.

Sipas tij numri i madh i personave mund të ketë ndikuar në lëvizjet e shoferit, i cili mund të ketë rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar nga policia.

“Duhet të kemi parasysh numrin e personave që kanë qenë brenda mjetit, mund të kenë qenë edhe 3 persona para duke penguar edhe shoferin. Aty duhet të ketë disa rrotullime të mjetit dhe vetë numri i madh i personave brenda mjetit ka dëmtuar njëri-tjetrin. Shpejtësia tej normave të lejuara që ka bërë një distancë aq të gjatë, nga rruga deri në buzë të lumit. Pavarësisht pengesave që ka pasur në dalje, energjia e mjetit ka qenë shumë e madhe, duke përfunduar në atë pikë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →