Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një makinë tip Benz me drejtues një 44-vjeçar ka përplasur një këmbësore 53-vjeçare.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për balkanweb se këmbësorja e aksidentuar është dërguar në spital, ndërsa shoferi i Benzit është shoqëruar në komisariat.
“Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
[embedded content]
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co