
Një aksident ka ndodhur pak më parë në Maliq.
Policia njofton se një 22-vjeçar, ka përplasur një të mitur vetëm 8 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i mituri është në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co