
Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë.
Mësohet se një automjet ka aksidentuar një të mitur, i cili ka tentuar të kalojë rrugën me shpejtësi, në momentin kur edhe është goditur nga automjeti.
Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co