
Një aksident rrugor është regjistrues mesditën e sotme në aksin Laç-Patok. Policia tha se një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet drejtuar nga një femër.
Njoftimi:
Rreth orës 12:50, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Ll., ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. D., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Ky shtetas po transportohet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co