
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Çërravë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.
Në mjet udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht sipas policisë aksidentin mund ta ketë shkaktuar përgjumja e drejtuesit të mjetit.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co