
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier-Patos në vendin e quajtur Grizë.
Dy automjete, të tipit tip “Audi” dhe një “Ford”, janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe disa të plagosur.
Mësohet se personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se automjeti i tipit “Ford” ka përfunduar i përmbysur anës rrugës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co