Disa qindra banorë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës kanë nisur sërish një protestë, duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar. Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se qytetarët kanë bllokuar aksin rrugor, ndërsa ka pasur përplasje mes tyre dhe forcave të policisë, që kanë tentuar të zhbllokojnë rrugën.
Duket si një skenar i ngjashëm me 3 protestat e mëparshme, ku qytetarët arrijnë të bllokojnë rrugën për disa minuta dhe më pas policia ndërhyn duke i larguar anash autostradës, duke zhbllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.
Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.
Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.
Deri më tani nga ARRSH apo nga ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa përgjigjia e vetme që i është ofruar banorëve janë disa qindra policë, që zhbllokojnë forcërisht rrugën dhe më pas ndalojnë protestues.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co