Ngacmimet e meshkujve ndaj femrave, ndonëse tashmë nuk janë si më parë, vijojnë të ndodhin kudo, ndonjëherë edhe në mënyrë vulagre. Një ngjarje e tillë e shëmtuar i ndodhi edhe ish-gjimnaztes italiane Karlota Ferlito.
Nëpërmjet një video në TikTok, ajo deklaroi se është ngacmua në rrugët e Milanos nga dy të rinj. Nuk ishte një ngacmim i zakonshëm, pasi të rinjtë e pështynë. Një ankesë që bëri xhiron e shpejtë në internet dhe ktheu sërish në qendër të vëmendjes ish-gjimnasten italiane, tashmë 29-vjeçare e pasionuar pas akrobacisë me bikini.

Ferlito vijon të jetë e adhuruar nga shumë fansa, ku nuk mungojnë komentet pozitive për fizikun perfekt. E si mos ishte trupi i saj plot hire, bëhet fjalë për një gjimnaste!

(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co