Ahmetaj i penduar për inceneratorët? Ish-prokurori: Në asnjë germë nuk akuzohet për këtë aferë! Pse SPAK po krijon precedentë të rrezikshëm

ahmetaj i penduar per inceneratoret ish prokurori ne asnje germe nuk akuzohet per kete afere pse spak po krijon precedente te rrezikshem
ahmetaj i penduar per inceneratoret ish prokurori ne asnje germe nuk akuzohet per kete afere pse spak po krijon precedente te rrezikshem

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në asnjë germë nuk akuzohet për inceneratorët, ndërsa thekson se Prokuroria e Posaçme po krijon precedentë të rrezikshëm në lidhje me këto hetime.

“Nuk mund të presësh që ai të jetë i penduar ligjërisht, ai është i penduar formalisht nga pikëpamja morale. Prokuroria e Posaçme me hetimin e copëzuar për inceneratorët nuk e ka përfshirë në hetim këtë njeri. SPAK në dosjen e saj nuk ka asnjë germë në ngarkim të Arben Ahmetajt. SPAK krijoi një dosje që është hera e parë që ndodh, ku tha do marr personazhin dhe do ta hetoj.

Pavarësisht nga personazhi që është simbol i korrupsionit në Shqipëri, por në rast se hetimet do të përqendrohen në këtë formë është diçka e rrezikshme. Nuk mundet nga personi të shkojë te vepra penale kur duhet hetuar vepra penale për të shkuar te personi. Çfarë kërkon nga ky njeri për inceneratorët kur SPAK thotë nuk ke punë. Ke dëgjuar ndonjë akuzë për të. Me të drejtë hedh pendimin politik dhe jo juridik. Ai me të drejtë thotë nëse mua më ke hetuar, kur i keni firmat e inceneratorëve pse nuk i hetoni?”, tha Beçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →