
Deputeti i pavarur, Agron Shehaj ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë, si dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri se po merr një pjesë nga Parku kombëtar i Butrintit.
Po ashtu ai akuzoi dhe ish-ministren Olta Xhaçka, që sipas tij po ndërton resort në plazhin e Dhërmiut.
“Kjo është ajo pika e vogël që fliste ministrja e Kulturës, ajo ishte pjesë e parkut Kombëtar të Butrintit. Qeveria e hoqi nga Parku e ja dha Gjiknurit. Plazhi i Dhërmiut, ministra hyri në Politikë me xhepa bosh por tani po ndërton një resort. Ndaj u shty ligji për investimet strategjike. Këta kanë vetëm një qëllim të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdetin e vendit dhe të ndërtojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre.”, tha ai.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co