Marko Naletilic, agjent i Mario Pasalic, mesfushorit të Atalantas, ka dhënë një intervistë për Sportitalia, duke folur pikërisht për të ardhmen e lojtarit dhe skuadrën në përgjithësi.
“Skuadra e Gian Piero Gasperinit është një ekip i fortë. Ata mund të arrijnë vendin e katërt, por ndaj Liverpool-it pothuajse i shoh në kushte të barabarta, sidomos në ndeshjen që do të luhet në Bergamo”.
A do të kërkojë ndonjë klub lojtarin këtë verë?
“Mario është i fokusuar në fund të sezonit për Atalantën dhe në Kampionatin Evropian me Kroacinë. Gjithmonë ka skuadra që janë të interesuara për të, në çdo merkato, ndaj do të thoja se asgjë nuk do të ndryshojë në këtë kuptim.”
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co