Abissnet Superiore / Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t, kryeson Brdariç

abissnet superiore trajneret e ekipeve kombetare perzgjedhin formacionin dhe trajnerin me te mire te javes se 34 t kryeson brdaric

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në Abissnet Superiore. Këtë javë, Vllaznia, Partizani, AF Elbasani dhe Teuta morën fitore të rëndësishme, ndërsa Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim 1-1.

Në portë është zgjedhur Angelo Tafas (Teuta).

Mbrojtja përbëhet nga Erdenis Gurishta (Vllaznia), Marcelino Preka (Partizani), Edison Kola (Tirana) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).

Në mesfushë janë përfshirë Klinti Qato (Vllaznia), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Akileu Ndreca (Tirana).

Sulmi përbëhet nga Karim Loukili (AF Elbasani), Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Albers Keko (Partizani).

Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

abissnet superiore trajneret e ekipeve kombetare perzgjedhin formacionin dhe trajnerin me te mire te javes se 34 t kryeson brdaric

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →