TIRANE
ABI Bank organizoi takimin e radhës së Bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët e vet.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Z. Andi Ballta tha se “ABI është pozicionuar si një bankë butik, duke kontribuuar direkt në financimin e veprave të rëndësishme në turizëm dhe infrastrukture. Sipas tij gjatë këtij viti janë hapur katër degë të reja dhe objektivi është të hapen dhjetë degë brenda vitit 2024. Z.Ballta shtoi se synimi është të sjellim në treg produkte dhe shërbime të sprovuara në efikasitetin e tyre që mbështesin direkt dhe në mënyre domethënëse rritjen e ekonomisë. Sot ABI ka një prezencë të rëndësishme në korporatat e mëdha dhe të mesme në të gjithë vendin dhe sektorët e ekonomisë”
[embedded content]
Znj. Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit tha se “ABI tashme ka krijuar profilin e vet të rendësishëm në tregun bankar.
“Banka ka treguar aftësinë e saj për t’u rritur organikisht dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen e saj në tregun bankar. Bordi dhe NCH Capital falenderon klientët tanë dhe personelin e mrekullueshëm të ABI Bank. Gjithashtu, vlerësojmë shumë Bankën e Shqipërisë për rolin e rëndësishëm në rritjen dhe përmirësimin e sistemit bankar. Një falenderim i veçantë për personelin dhe drejtimin e Ambasadës Amerikane për mbështetjen e tyre ndaj ABI Bank që prej krijimit te saj.”-tha Kathryn Swintek.
Me aktivet e bankës që po i afrohen shumës prej 1.5 miliardë dollarë, ABI Bank është menaxheri më i madh Amerikan i aktiveve në Shqipëri dhe një nga investitorët Amerikanë më të rëndësishëm në Shqipëri.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co