A rrezikohen Bashkitë nga falimenti? Ja çfarë thotë Agron Haxhimali

a rrezikohen bashkite nga falimenti ja cfare thote agron
a rrezikohen bashkite nga falimenti ja cfare thote agron

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se janë 4 bashki që kanë probleme financiare, por jo se mund të përballen me një falimentim.

Haxhimali përmendi si Bashki që kanë probleme me financat Kavajën, Vorën e Lezhën, por shtoi se asnjë prej tyre nuk është në statusin e falimentit, në kuptimin ligjor.

“Asnjë nga këto bashki nuk ka 130% detyrime në raport me 100 % të të ardhurave”, tha Haxhimali, duke theksuar se institucionet publike nuk falimentojnë, nuk janë si bizneset që mund të shpallin falimentimin.

Haxhimali tha se ligjvënësi ka parashikuar se në bashkitë që kanë probleme financiare, mund të dërgohet një përfaqësues nga Qeveria, Guvernatori, i cili drejton Bashkinë për ta rimëkëmbur atë.

Ai tha se që nga reforma territoriale e 2015 kemi disa bashki që po përballen me probleme financiare.

Kjo është arsyeja që Qeveria në disa raste ka ndërhyrë në likujdimin e borxheve që këto Bashki kanë pasur, duke ndihmuar këto njësi të qeverisjes vendore që të shlyejnë detyrimet.

Ai tha se në fakt duhet të jenë vetë bashkitë që duhet të gjejnë format për të shlyer borxhet, pasi nuk ka pse Qeveria të ndërhyjë me fonde financiare, sikundër ka ndodhur, për shlyerjen e borxheve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →