[embedded content]
Analisti Dritan Hila dhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj replikuan në emisionin “Open” në News24, lidhur me mënyrën se si po godet SPAK korrupsionin në nivele të lartë.
Gjekmarkaj i qëndroi idesë se SPAK po godet opozitën duke goditur Sali Berishën, kryetarin e saj, në vit zgjedhor, me një dosje të stisur politikisht. Në këtë kuadër, Gjekmarkaj tha se nuk mund të krahasohen goditjet që SPAK i ka bërë disa eksponentëve të mazhorancës me atë që i bën opozitës duke goditur Sali Berishën.
“Kemi një koordinim. Kur godet mazhorancën i jep kohën Edi Ramës që ti largojë individët që do të goditen. Kemi një funksionim me dy standarde”, tha Gjekmarkaj.
[embedded content]
Ndërsa analisti Hila tha se nuk është dakort me një qëndrim të tillë, duke sjellë në vëmendje goditjen nga SPAK të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministër i Edi Ramës. “Unë jam dakort se asnjë nga këta nuk ka peshën e Sali Berishës, por mos harroni Ahmetaj që u godit ishte zëvendësi i Ramës”, tha Hila.
Referuar asksionit opozitar për të shkuar në Strasburg dhe Bruksel për të sensibilizuar ndërkombëtarët për rastin Berisha, Hila tha se problemi që ka sot është Londra dhe Uashingtoni. “Nuk mendoj se do të zgjidhni gjë duke shkuar në Strasburg, pasi problemin e keni me Londrën dhe Uashingtonin”, tha Hila.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co