
Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u pyet nëse Sali Berisha mund të jetë kryetari i Partisë Demokratike, kur është i shpallur non grata.
Gjekmarkaj tha se Berisha është një personalitet politik, i cili nga vitet 2005 deri më 2013 ka pasur arritjet më të rëndësishme në historinë moderne të Shqipërisë. Sipas tij, në hetimet ndaj Berishës është shkelur Kushtetuta.
Agron Gjekmarkaj: Shqipëria është shtet sovran. Duke qenë e lirë, ajo duhet dhe do ketë raporte të shkëlqyera me SHBA-të. Berisha nga 2005 më 2013 ka pasur arritjet më të mëdha në historinë moderne të vendit. Një kryeministër që ka qenë i suksesshëm, nuk ka pse mos të jetë sërish i tillë. Sa i përket akuzave nga SPAK ndaj Sali Berishës, Struktura e Posaçme është institucion, vendimet e së cilës nuk janë gjithmonë të drejta.
Në rastin e hetimeve ndaj Berishës, është shkelur Kushtetuta. Nuk ka një fakt ndaj Sali Berishës. Fundin politik Sali Berisha e përcakton vetë. Berisha po prodhon politikë nga shtëpia e tij, duke bërë denoncime, që ne të tjerët nuk kemi kurajo t’i bëjmë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co