Duke folur për median ndërkombëtare “EuroNews”, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se “bisedimet e anëtarësimit janë burimi më i pabesueshëm i njohurive të shtet-ndërtimit që njerëzimi ka krijuar, falë BE-së.”
“Tani, ne duhet ta përdorim këtë transferim të njohurive në mënyrën më të mirë të tij për të ndërtuar këtu një shtet të ngjashëm me anëtarët, një shtet demokratik, një shtet funksional me qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit. Dhe pastaj ne do të bashkohemi, me shpresë”, u shpreh Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co