
Elseid Hysaj pritej që të rikthehej më shpejt nga dëmtimi që pësoi te Lacio, por situata duket se është më e komplikuar nga sa pritej. Shkodrani duket se do të mungojë për dy ndeshjet që Shqipëria do të zhvillojë kundër Anglisë dhe Andorrës.
Sipas raportimeve të fundit, Hysaj do të mungojë për 30 ditë dhe do të rikthehet vetëm pas ndeshjeve të Kombëtares. Një dëmtim që vjen në një moment kyç të Arda Kurtulan. Mbrojtësi i krahut të djathtë është pjesë e Shqipërisë U-21, megjithatë ka marrë një ftesë për ndeshjet e marsit te Maqedonia e Veriut. Pas dëmtimit të Hysajt, për mbrojtësin që ka shkëlqyer në Turqi me Adana Demirspor, mund të vijë një ftesë që të jetë përfundimisht i kuqezinjëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news