Izraeli ka marrë indikacione se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është i interesuar për një marrëveshje për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu tha një burim izraelit që foli për Haaretz.
“Çështja është nëse Netanyahu e dëshiron atë apo nëse ai do t’i përmbahet ultimatumit të Ben-Gvir, i cili premtoi të tërhiqet nga qeveria në rast të një marrëveshjeje me Hamasin.
A do të ngrihet Netanyahu në këtë rast dhe do të çojë në lirimin e pengje apo do të preferojë të shpëtojë koalicionin e tij?”, tha burimi. Deri më tani dy vendet, përfshi këtu dhe aleatët e Izraelit dhe Hamasit, kanë paralajmëruar për hakmarrje dhe sulme intensive. Situata u përshkallëzua pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co